BallinaOP ED“Shpresa që nuk zgjohet dot në fjetinat moderne”

“Shpresa që nuk zgjohet dot në fjetinat moderne”

spot_img
spot_img

Nga Ardit Gjinali

Errësira shoqërore e viteve të keqqeverisjes dramatike dhe mospërfilljes tragjike nga e njëjta është apeli për rikthimin e shpresës që fillon me zgjimin e reagimit qytetar, vijon me kujtesën dhe mosharresën e çdo elementi të veçuar nxitës të së keqes dhe përfundon me pjesëmarrjen aktive qytetare dhe ushtrimin e së drejtës demokratike të të votuarit, gjithashtu. Drita e shpresës është kthyer në elementin kryesor të ligjërimit politik të aktorëve dhe faktorëve politikë, përfshirë hipokrizinë e pamatë të të njëjtëve keqqeverisës që e kanë goditur në mënyrë të vazhdeshme të njëjtën.
Shpresa është nocioni që përbën thelbin e vazhdimësisë të jetës individuale dhe shoqërore; e njëjta buron nga aktet e sakrificës njerëzore në përballjen e individit me vështirësitë në jetën e përditshme dhe në përballjen e shoqërisë me arrogancën e mediokrit, heshtjen e mermertë të kolltuk-ulurit pushtetar, padijen e zyrtarit dhe djallëzinë e pushtetit. Shpresa nuk është vetëm këmbëngulje, qëndresë dhe besim, por është gjithashtu shpirti i lirë i individit që nuk shkurajohet dhe shoqërisë që refuzon kompromisin e vogël në funksion të avantazheve afatshkurtra që do të instalonin një të keqe afatgjatë.
Shpresa nuk është një mall që mund të blihet ose shitet përmes burimeve të bollshme financiare dhe sponsorizimeve të dyshimta politike; nuk shkëmbehet si një e mirë materiale e bazuar në pazare të vogla meskine; e njëjta nuk është një stinë politike me afat të përcaktuar dhe një projekt politik i personalizuar dhe i bazuar në inate personale; -shpresa është vokacion njerëzor i vazhdimësisë së jetës , nuk monopolizohet dhe nuk mund të jetë fabula e rradhës së spekulantëve politikë; është mendësia ndryshe që dëshmon evoluimin njerëzor , progresin shoqëror, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen e sigurtë, gjithashtu.
Ndryshimi thelbësor nuk realizohet nëse shpresa nuk është e mbrujtur në të njëjtin; i tilli nuk është i vërtetë nëse aktet e dyshimta të individëve politikë paraqiten si mision për një ndryshim mekanik i mveshur në të njëjtën mendësi të së shkuarës. Protestat e vazhdueshme qytetare, denoncimet konkrete të opozitës së bashkuar ndaj korrupsionit qeverisës, akti i lartë moral i dorëzimit të mandateve parlamentare, beteja institucionale për mbrojtjen e Republikës, përpjekja për zgjedhje të lira dhe të ndershme përbëjnë enumeracionin e një përpjekje opozitare të vazhdueshme të bazuar në moral politik dhe sakrificë qytetare. Sakrifica njerëzore dhe aktet e forta politike janë parathënia për një ndryshim thelbësor që shkul të keqen politike, ndryshon mentalitetin dhe krijon premisat e një Shqipërie normale, me një qeveri normale dhe Kryeministër normal, gjithashtu.
Shpresa mban gjallë sakrificën e vazhdueshme qytetare dhe politike; e njëjta lind nga ofshama e të pamundurit, revolta e rinisë, loti njerëzor i prindit të vetmuar që e ka të pamundur të ndalojë emigracionin e pasardhësve të tij biologjikë, apeli i intelektualit të shqetësuar, drama e artistit, tragjedia e biznesmenit të ndershëm në kufijtë e mbijetesës;- flukse shoqërore që kërkojnë ndryshimin duke lindur një shpresë të re, e tilla që nuk mund të zgjohet në fjetinat moderne që rrekin të prezantojnë një Shqipëri të gënjeshtërt; njëjtë si ndryshimi i gënjeshtërt me një shpresë të vrarë në embrion nga aktorët e njëjtë të një drame që përsëritet. Bashkë sepse ka ende shpresë….

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular