Ish-kryetari i Partisë Socialiste të Devollit, Shkëlqim Cane është bashkuar ditën e sotme me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Gjatë aktivitetit të LSI-së, Kryetarja Monika Kryemadhi ka deklaruar se shumë socialistë do bashkohen me Lëvizjen Socialistë për Integrim. Kryemadhi u shpreh se edhe ajo ishte socialiste, por kur këtë parti “u grabit” sipas saj ndërtoi një shtëpi të re.
“Mos u shqetësoni se dhe unë në PS kam qenë! E kam filluar në PS, jam rritur në PS, por kur e grabisin shtëpinë pastaj, do duhet të ndërtosh shtëpinë e re më të fortë se ajo që është shkatërruar!”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë që postimin e saj, Kryemadhi e ka shoqëruar dhe me një status në Facebook: “Ju mirëpres të gjithëve të bashkohemi, jo vetëm për të forcuar të majtën, por sepse kështu mund të ndërtojmë Shqipërinë ku devollinjtë, korçarët, të majtët dhe të djathtët, ata të qendrës dhe ata pa parti, të ndihen si në shtëpinë e tyre, me punësim dhe ekonomi”.
Subscribe