Gjatë ditës së sotme, aktori i njohur i humorit Koço Devole ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, në Spitalin Infektiv.
Në këto orë të fundit, aktori po reagon mirë dhe është duke u trajtuar për pasojat e sëmundjes, pasi Devole është konfirmuar negativ për Covid-19 ditën e djeshme por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes së leucemisë që aktori vuante më herët, ka thënë I biri për mediat
“Gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital”, thotë i biri i Devoles.
Ndërkohë është publikuar edhe një foto e aktorit brenda spitalit infektiv në krah të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero./ abcnews/