BallinaKryesore"Koha, gjëja më e vlefshme!"/Zbuloni mënyrën si të çlodheni me vetëm pak...

“Koha, gjëja më e vlefshme!”/Zbuloni mënyrën si të çlodheni me vetëm pak orë gjumë

spot_img
spot_img

Çdo trup reagon ndryshe ndaj gjumit me orare, por gjeniu i artit Leonardo da Vinci, e kishte kohën gjënë më të vlefshme.

Atij i duheshin shumë orë për të punuar me idetë, ndaj mendoi të merrte edhe disa orë nga gjumi.

Kështu, ai krijoi një sistem të ri gjumi, sipas “Bright Side”. Ai flinte nga 15 minuta çdo katër orë.

Këtë metodë e praktikoi për vite me radhë dhe nuk ndihej aspak i lodhur. Flinte shumë herë gjatë ditës, por nga pak. Si rezultat, da Vinci flinte një orë e gjysmë në ditë dhe të gjithë kohën e mbetur ia kushtonte punës së tij produktive.

Siç është e njohur për të gjithë, njeriu është më produktiv pas gjumit. Aftësitë e tij janë më të mëdha. Duke e ndërprerë ditën për të fjetur nga pak, njeriut i shtohet aftësia prodhuese.

Pas shumë eksperimenteve ndër vite, ata që ndoqën metodën e gjumit të Leonardo da Vincit kanë propozuar si të alternojmë gjumin me orët produktive.

Flini 30 minuta çdo 6 orë (metoda dymaxion).

Flini 20 minuta çdo 4 orë (metoda uberman).

Flini gjatë natës për 1,5 – 3 orë dhe gjatë ditës 3 herë nga 20 minuta (metoda everyman).

Flini 2 orë gjatë natës dhe 20 minuta pasdite (metoda tesla).

Flini 5 orë gjatë natës dhe 1,5 orë pasdite (metoda siesta).

Të gjitha metodat janë rezultative, ndaj duhet gjetur më i përshtatshmi për ju.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular