Greqia ka prezantuar një tjetër paketë mbështetëse për biznesin dhe qytetarët punëtorë të goditur nga pandemia.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas në një konferencë me gazetarët, ndërsa njoftoi edhe masat e reja për të ndaluar rritjen e rasteve.
Petsas theksoi se qeveria greke huazoi me norma interesi historikisht të ulëta për fuqizimin e Arkës së Shtetit, në këtë kuadër aktivizon 9 masa shtesë në një paketë prej 2.3 miliardë eurosh:
1- Kompensimi për arsye madhore dhe mbulim total i kontributeve të sigurimit shoqëror, për sa përfshihen në listën e bizneseve në pezullimin e përkohshëm;
2- Pezullimi i TVSH-së deri më 30 prill 2021, për kompanitë, funksionimi i të cilave është pezulluar sërish në nëntor;
3- Pezullimi i pagesës së kësteve të nëntorit për borxhet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore që janë ripërshtatur në program favorizues, për kompanitë, funksionimi i të cilave është pezulluar;
4- Pezullimi i pagesës së kësteve të nëntorit, për borxhet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore që janë ripërshtatur në program favorizues, për punëtorët që janë në sistem pezullimi në nëntor;
5- Vijim i pezullimit të shlyerjes së kësteve të kredive, në marrëveshje me Unionin e Bankave Greke, për të gjithë të përfshirët në listën e bizneseve, funksioni i të cilëve është pezulluar, deri në fund të vitit;
6- Shtyrje e të gjitha asistencave të papunësisë që skadojnë në muajin Shtator, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor për dy muaj akoma;
7- Punësim në platformë elektronike për të paktën 50% të personelit, në sektorin publik dhe privat, përveç aktiviteteve ku nuk është e mundur. Zgjerim i fleksibilitetit në orarin e paraqitjes dhe largimit nga puna në sektorin privat;
8-Ulje e qirasë me 40% në pasuritë e paluajtshme për bizneset me qendërnjësitë rajonale “me rrezikshmëri të lartë”. E njëjta gjë vlen për vendbanesën e punëtorëve të bizneseve që nuk funksionojnë, si dhe shtëpitë me qira të fëmijëve studentë;
9-Fuqizohet programi financiar “paradhënie me kthim” në Nëntor, bazuar në uljen e xhiros në muajt shtator-tetor, si dhe në muajin dhjetor, për uljen e xhiros në nëntor. Programi i ndihmës financiare parashikon huazim nga arka e shtetit pa kthim deri në 50% të shumës;
Paralelisht, qeveria greke ka marrë masa dhe për fuqizimin e sistemit shtetëror.
– 7000 mjekë, infermierë dhe personel mjekësor janë punësuar kohët e fundit.
– Njësitë e Terapisë Intensive nga 557 në 2019, kanë arritur në 974 dhe shtretërit e rinj shtohen vazhdimisht.
– Testet e kryera në ditë janë 25000, tridhjetë herë më shumë se në valën e parë, deri tani kanë arritur në 1.8 milionë.
– Ekipet lëvizëse të Institutit Shëndetësor kanë kryer më shumë se 450,000 teste.
– Strukturat e kujdesit shëndetësor primar janë përfshirë në mënyrë aktive në trajtimin e pandemisë, me 185 Qendra Shëndetësore dhe 42 Klinika Rajonale.