Dosja penale kundrejt 8 të pandehurve, mes tyre Hermes Nikaj i njohur gjithashtu si “Zogu i Tiranës” dhe parukieres Anjeza Benës është kopsitur edhe dërguar për gjykim në gjykatën e Tiranës.
Sipas gazetarit Elton Qyno, Prokuroria e kryeqytetit i ka mbledhur të gjitha faktet për të çuar pas hekurave grupin që kishte krijuar një rrjet për shfrytëzimin e vajzave në vend.
Ishte parukierja Anjeza, ajo që i mbante si katalog fotot e vajzave, për t’jua treguar më pas edhe klientëve.
Por “aktiviteti” nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, pasi ndodhtë që vajzat të udhëtonin edhe jashtë dhe merrnin për këtë shërbim 500 euro. I tillë është rasti i vajzës A. S, e cila ka udhëtuar në Turqi me një biznesmen moblijesh në Fier, që identifikohet nga prokuroria me emrin Ismail Z. ose “Çesku”, me të cilin ka qëndruar në një hotel në Selanik apo dhe në Turqi.
Gjithçka ka nisur në muajin tetor të vitit të shkuar. Kontaktet e para me biznesmenin Ismail. Z i ka krijuar Anjeza Bena, e cila duke shfrytëzuar lidhjen e saj me një të dënuar për vrasje, G.Y ose (Xhixho) në Fier.
E përzgjedhura fillimisht ka qënë “Blerta”, por kjo e fundit nuk kishte pranuar. Më pas, vajza tjetër e përzgjedhur ishte A.S., e cila kërkonte 500 euro për shërbimet e saj.
Pagesa prej 500 eurosh fillimisht diskutohet nëse do të merret në kash, apo e konvertuar në rroba.
”Kur të duash t’i, foli (Xhixho) G.Y, nuk do rroba i tha Xhixho. I tha në syrin tim se s’kena fol, do lek tha. Mirë tha. Po patjetër. Dhe i tha po të vij ky qorri. Qorri tha ta pëlqej… I tha kjo ti blej gjonat o lek dhe të meren vesh…”.
Më tej gjatë bisedës A.S. i thotë Anjezës: ”Ej pop se si tha…vetëm për 500 tha…? Dhe Anjeza i thotë A. :”…jo jo nuk do rroba i tha (Xhixho). Do pesëqindëshen, nuk do rroba i do lekë…”. Ndërsa vajza A, ia kthen :Çfarë tha…?, Anjeza: Po po tha….
Një ditë më vonë në datën 29 tetor, vajza A.S, nuk heq dorë nga dëshira për një garderobë të re.
Anjeza i thotë A, që t’i kërkojë Ismailit që t’i blejë 200 euro rroba. Ndërsa e reja, e pyet nëse dikush tjetër do të vijë në hotel me ta.
Anjeza e këshillon që të kapë 500 eurot e saj, duke i marrë edhe paratë për rrobat. Pas kësaj bisede, Anjeza bisedon në telefon me Ismailin, duke i pohuar këtij të fundit se me A.S, do të kënaqet pasi është “si braziliane”.
”Është e pastër tamam si puna e saj…”, çka nënkupton se Ismaili ka shkuar dhe me vajza të tjera që i ka nxjerë Anjeza Bena.
Më pas në 2 nëntor, Anjeza bisedon me A, ku kjo e fundit i tregon se si kishin kaluar me Ismailin, jashtë Shqipërisë por bizesmeni nga Fieri i kishte premtuar se po të shkonte me të në Stamboll, shoku i tij Gjergji do t;i blinte një makinë. Më pas puna e vajzës ka vijuar, derisa Anjeza e kërkon për një rast urgjent, për jnë djalë që kishte ardhur nga Kanadaja.
Mes Anjezës dhe vajzës zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:
Vajza: Çfarë po bën?
Anjeza: Tani unë mendova…për dy orë bëhesh dot gati, ti me u la me u kref.
Vajza: O zemra ime, unë s’jam bo gati fare
Anjeza: Në orën 8, darkën e hamë në orën 6
Vajza: O zemra po unë jam me atlete…shpirt
Anjeza: Pse me nuk u vishke dot ti, ti spo del për qejfin tim
Vajza: O Anjeza po ti pse ma le në minut të fundit?
Anjeza: O A…, në orën 6 të kam çuar foto Mandi Kanada shife orën
Vajza: Po pra po ky a e njoh unë se mos është noj nji që e njoh me tatuazhe
Anjeza: O k…ta njof e të them se njef
Vajza: O q… robt
Anjeza: Kanada mi, ka dy ditë që ka ardhur dhe ka shtëpinë e vetë tek liqeni ke T.M andej lart.
Vajza: E çfarë i the ti për fustanin
Anjeza: Po mirë pra se është shumë i respektueshëm se i kam çuar dhe herë tjetër p… unë këtij para dy viteve. Është super dhe më tha gjejm, të ikim të hamë një darkë…shpia ime se nuk është hoteleve, lokaleve, 2 orsh, merr taksinë ta sjell.
Vajza: Okej mirë hajde
Anjeza: Unë njoh p… e motrës, kam tre në linjë tani që më thonë Anjeza na gjej noj një.
Vajza: Mirë mirë okej hajde
Anjeza: …unë nuk rri…baxhella, k**va… merr noj njeri që tja vlejë mos merr
Vajza: Anjeza për nja 2-3 orë jam gati
Anjeza: Vij të marr unë
Vajza: Tek shtëpia pra, se kam bërë llafe me të shtëpisë.
Burime nga Prokuroria për gazetarin Qyno kanë bërë me dije se vajza është dërguar në banesën e emigrantit të kthyer nga Kanadaja dhe se të dy bashkë janë prangosur në flagrancë.