BallinaBotaKonferenca Botërore e Internetit do të mbahet në Kinë më 23-24 nëntor

Konferenca Botërore e Internetit do të mbahet në Kinë më 23-24 nëntor

spot_img
spot_img

Konferenca Botërore e Internetit 2020 (WIC), një nga samitet e nivelit më të lartë të teknologjisë së Kinës, do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor, në Wuzhen, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, për të promovuar hapjen dhe bashkëpunimin në komunikimet kibernetike. Për shkak të situatës pandemike, eventi do të zhvillohet “online”, shkruan “CGTN”.

“Ne po dërgojmë një sinjal pozitiv që Kina dhe pjesa tjetër e botës do të punojnë së bashku drejt bashkëpunimit digjital. Duhet ta bëjmë hapësirën globale kibernetike më gjithëpërfshirëse, të ekuilibruar dhe të përqendruar në zhvillimin fitimprurës”, -tha Zhao Zeliang, zv.ministër i Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës.

Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë çështje si inteligjenca artificiale, ekonomia digjitale dhe këtë vit në veçanti, parandalimi dhe kontrolli i bazuar në shkencë në përgjigje të pandemisë globale. (Fatosi)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular