Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë. Një 31-vjeçar nga Laçi është paraqitur në Spitalin e Traumës rreth mesnatës i plagosur me armë në këmbë.
I riu është marrë në pyetje pas asistencës mjekësore për rrethanat e ngjarjes, por nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, duke mos treguar asgjë.
Fatmirësisht 31-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plagosja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Don Boskos, në Tiranë.