Koronavirusi i ka marrë sot jetën trajnerit të ekipit të Flamurtarit në basketboll për femra.
Prej disa javësh në intubim, Toska nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, ndërsa prej vitit 2002 në krye të ekipit të vajzave të Flamurtarit ekipi njohu 47 trofe dhe 14 herë titullin kampion.
Toska si trajner e nisi karrierën me ekipin e djemve ne vitin 1978.