Zyra e Prokurorit të Specializuar në Kosovë, aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.
Operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim, duke mos dhënë të tjera detaje.
Forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar edhe në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit në Prishtinë.