BallinaBotaFaktet e parregullsive që shtynë Trumpin të padisë në gjykatë: Ja historia...

Faktet e parregullsive që shtynë Trumpin të padisë në gjykatë: Ja historia e fletëve të paregjistruara në Georgia

spot_img

Zgjedhjet në SHBA po ofrojnë një spektakël marramendës që kanë lënë gjithë botën në ankth. Pas një avancimi të Biden drejt presidencës, ky avantazh është zvogëluar dhe është shtuar shpresa e stafit të Trump se do t’ia dalë të fitojë. Arizona po jep një panoramë avancimi të Presidentit Trump në numërimin e votave.

Kjo ka sjellë edhe një strukje të demokratëve dhe rigjallërim të stadit republikan. Britanikja Daily Mail, shkruan se Presidenti e ka bërë të qartë se ai do të luftojë dhe ka ngritur një seri padish që pretendojnë keqpërdorime të zgjedhjeve.

Ai po padit në Michigan, Georgia dhe Pennsylvania dhe kërkon një rinumërim në Wisconsin. Në Georgia, Republikanët kanë ngritur një ankimim bazuar në 53 vota. Herën e fundit që Gjykatës së Lartë iu kërkua të vendoste për një zgjedhje – Bush kundër Gore 2000 – iu desh deri më 12 dhjetor për të marrë një vendim.

Donald Trump dje një ankimim në shtetin e Michigan ku  kërkoi të ndalojë numërimin e votave dhe rishikimin e fletëve të votimit të numëruara. Menaxheri i fushatës Bill Stepien tha se republikanëve nuk u ishte dhënë ‘qasje kuptimplote në vendet e shumta të numërimit për të vëzhguar hapjen e fletëve të votimit dhe procesin e numërimit’.

Faktet e parregullsive që shtynë Trumpin të padisë në

Ai pretendon se kjo shkel ligjin e shtetit dhe stafi i Trump ka ngritur një padi në Gjykatën e Kërkesave të Michigan. Kërkon që të ndalohet numërimi derisa vëzhguesit e sondazheve të fushatës Trump të lejohen të vëzhgojnë, ndërsa kërkojnë gjithashtu të rishikojnë fletët e votimit të numëruara tashmë.

Prokurori i Përgjithshëm i Michigan-it, Dana Nessel reagoi ndaj deklaratës duke thënë se asnjë padi nuk është dorëzuar ende, por këmbënguli se zgjedhjet ishin “zhvilluar në mënyrë transparente, me qasje të siguruar si për partitë politike ashtu edhe për publikun”.

Tensionet ishin të dukshme në qendrën kryesore të numërimit të votave në Detroit ndërsa policia bllokoi sfiduesit e zgjedhjeve për të hyrë në sallë, e cila kishte arritur kapacitetin. Ndërkaq, Partia Republikane e Georgia-s kanë hapur padi kundër zyrtarëve të zgjedhjeve në Qarkun Chatham, duke kërkuar që një gjykatës të urdhërojë që të sigurohen dhe llogariten të gjitha fletët e votimit të vonuara.

Faktet e parregullsive që shtynë Trumpin të padisë në

Ajo u ngrit pasi një vëzhgues republikan pretendon të ketë qenë dëshmitar i fletëvotimeve me postë të cilat mbërritën pas përfundimit të afatit të orës 7 të pasdites në një grumbull votash të ligjshme për t’u numëruar.

Sean Pumphry, një vëzhgues i regjistruar i republikanëve, tha se pa 53 fletë votimi të papërpunuara janë shtuar tek ato të përpunuara. Në ankimin 14-faqësh PR drejtuar gjykatës superiore të Qarkut Chatham, e cila përfshin qytetin e Savannah, thuhet: ‘Në përputhje me trajnimin dhe përvojën time, veprimet e ndërmarra nga numëruesit, nuk janë ndjekur procedurat ligjore”.

Nuk është e qartë se si Pumphry e dinte se fletëvotimet e papërpunuara mbërritën pas afatit të orës 7 të pasdites, dhe kryetari i Republikanëve të Xhorxhia David Shafer nuk dha komente kur u pyet nga Savannah Morning News.

Shafer tha në një deklaratë se ai planifikoi të paraqesë padi në disa qarqe në Georgia. Ndërkaq, demokratët u zgjuan sot me optimizëm prishur për mënyrën se si po ecin rezultatet presidenciale, me operativët e partisë – si të gjithë të tjerët – duke mbajtur skeda të ngushta në katër shtete: Arizona, Nevada, Georgia dhe Pennsylvania.

Faktet e parregullsive që shtynë Trumpin të padisë në

Të dhënat që vijnë nga stafi demokrat se kufijtë e ngushtë që ndasjnë Biden  me Trump në secilin shtet mund të tkurren. Siç bën të ditur CNN, shumica e optimizmit demokratik vjen nga Pensilvania, një shtet që ka dominuar fokusin e Biden gjatë gjithë zgjedhjeve të përgjithshme. Megjithëse Biden është në vend të dytë, ka shpresa se bastionet demokratike si Filadelfia qarqet periferike të saj do të ngushtojnë distancën.

Faktet e parregullsive që shtynë Trumpin të padisë në

Deri tani ka 140,000 të panumëruara. Megjithëse Trump gëzon një epërsi prej mbi 160,000, shumica e votave nga Philadelfia pritet të shkojë për Biden. Për më tepër, ka ende mijëra vota të numëruara nga zonat përreth qytetit – si në Bucks County, aty pranë, me 28,000 fletëvotime postare të mbetura për të numëruar. Biden vazhdimisht ka mbajtur një epërsi të konsiderueshme në votat me postë./Burimi Daily Mali/ Përkthimi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular