Zbulohet viktima e parë e sulmit terrorist në Vjenë. Sipas “Daily Mail”, që i referohet mediave austriake, viktima është Nexhip Vrenezi, 21 vjeç.
I riu mysliman me origjinë shqiptare u qëllua katër herë. Ai ishte një nga katër personat e vrarë nga personi i armatosur Kujtim Fejzulai, 20 vjeç, në kryeqytetin austriak të hënën në mbrëmje.
Në momentin kur po i bëheshin homazhet e fundit për të ndjerin jashtë qytetit ku kishte lindur, Korneuburg, një vajzë e re la një letër përtokë ku në të shkruhej. “Ti ishe një nga njerëzit më të mirë që kam njohur. Do jesh gjithmonë në një cep të zemrës sime. Ishe një person me zemër të mirë, një nga të paktët njerëz besnikë, aq i qeshur”.
Edhe ish-mësuesja e tij, Helene Fuchs-Monset në një intervistë për median gjermane Bild, u shpreh se nuk e besonte që ai kishte vdekur.
“Është një lajm kaq i trishtë, jam e tronditur. Ende e kujtoj shumë mirë. Ai ishte një djalë i dashur, argëtues dhe i mirë. Dhe po, një mysliman”.