BallinaBotaMacron kërkon ndryshim radikal të rregullave për zonën Shengen, ja propozimi i...

Macron kërkon ndryshim radikal të rregullave për zonën Shengen, ja propozimi i presidentit francez

spot_img
spot_img

Evropa duhet të përforcojë kufijtë e saj sa i përket zonës Shengen, duke përfshirë një mbrojtje më të fuqishme të kufijve të jashtëm të zonës”.

Kështu është shprehur presidenti i Francës Emmanuel Macron pas sulmeve terroriste në vendin e tij dhe në Austri.

“Unë jam për një rregullim të thellë të Shengenit për të rimenduar organizimin e tij dhe për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët të kufirit me një forcë të duhur kufitare,” tha Macron në një vizitë të kryer ditën e sotme në kufirin Franko-Spanjoll.

Ai paralajmëroi se do t’u paraqiste disa propozime lidhur me këtë çështje shteteve të tjera të unionit gjatë një samiti të programuar për në dhjetor, raporton Reuters.

Evropa është tronditur javët e fundit nga sulme terroriste në Francë dhe Austri, që kanë lënë pas viktima dhe të plagosur, ndërsa atentatorët kanë

Më 29 tetor, një tunizian vrau tre persona në një kishë në Nicë të Francës. Brahim Aouissaoui kishte mbërritur në ishullin italian Lampedusa, por pasi u transferua në Europë, ai udhëtoi në Francë me tren pak orë para se të kjryente sulmin e tij.

Xhihadisti që vrau katër persona në Vjenë të hënën udhëtoi në Slloveni në korrik në përpjekje për të blerë municione, thanë zyrtarët austriakë.

Macron tha se sulmet e fundit ishin një paralajmërim për Evropën se “rreziku terrorist është kudo”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular