BallinaBotaNë Xinjiang ekstremizmi fetar konsiderohet nje e keqe kunder njerezimit

Në Xinjiang ekstremizmi fetar konsiderohet nje e keqe kunder njerezimit

spot_img

Shoqata Islame e Rajonit Autonom të Xinjiang-Uygurit  ka publikuar “Raportin mbi lirinë e besimit fetar në Xinjiang”, ku tregohet gjendja e lirisë së besimit fetar në Xinjiang përmes përvojës vetjake të personave fetarë.
Raporti thotë se e drejta e Xinjiang-ut për lirinë e besimit fetar është realizuar plotësisht. Respektimi dhe mbrojtja e lirisë së besimit fetar është një manifestim i frymës së shtetit ligjor socialist. Kushtetuta e Republikës Popullore të Kinës përcakton qartë se “Qytetarët e Republikës Popullore të Kinës kanë liri të besimit fetar”. “Asnjë organ shtetëror, organizatë shoqërore ose individ nuk mund t’i detyrojë qytetarët të besojnë ose të mos besojnë në fe, e as të diskriminojnë qytetarët që besojnë në fe ose qytetarët që nuk besojnë në fe”. “Shteti mbron vepimtaritë normale fetare.”
Rajonin i Xinjiang-ut zbaton në mënyrë rigoroze ligje dhe rregullore të ndryshme kombëtare. Ai ka shpallur dhe rishikuar në mënyrë të njëpasnjëshme “Rregulloret për Çështjet Fetare të Rajonit Autonom të Xinjiang-Uygurit” si dhe rregulloret për menaxhimin e vendeve fetare, veprimtaritë fetare dhe personelin fetar, duke u sqaruar atyre të drejtat dhe detyrimet. Raporti vuri në dukje se veprimtaritë normale fetare në Xinjiang janë kryer në një mënyrë të rregullt. Vitet e fundit, me zhvillimin e urbanizimit dhe ndërtimeve të reja rurale, disa qeveri lokale kanë zgjidhur problemin e xhamive të shkatërruara përmes ndërtimeve të reja.

Për të përmbushur dëshirën e shumicës së myslimanëve për të mësuar njohuri fetare, Komiteti Drejtues i Çështjeve Edukative Islamike i Xinjiang-ut ka përkthyer dhe botuar vepra klasike fetare si Kur’ani dhe “Bazat e Hadithit të Bukharit” në kinezisht dhe në gjuhët ujgure, kazake dhe kirgize.
Veprimtaritë e zakonshme fetare, të tilla si adhurimi, agjërimi, ligjërata, festa fetare, etj., mund të kryhen nga myslimanët ose në xhami ose në shtëpitë e tyre në përputhje me zakonet fetare.
Raporti vuri në dukje se ekstremizmi fetar në Xinjiang është frenuar. Ekstremizmi fetar, nën flamurin e Islamit, është në thelb një e keqe kundër njerëzimit, kundër shoqërisë, kundër qytetërimit dhe kundër fesë dhe ai nuk është aspak Islam.
Shoqata Islame e Rajonit Autonom të Xinjiang-Uygurit u përmbahet traditave të bukura të patriotizmit, paqes, bashkimit, rrugës së mesme, tolerancës dhe veprimeve të mira të Islamit në Xinjiang dhe bën dallimin nga forcat ekstremiste fetare .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular