BallinaKronike“Presidenti” i Çamërisë u vra dhe u copëtua/ Hetuesit holandezë kërkime në...

“Presidenti” i Çamërisë u vra dhe u copëtua/ Hetuesit holandezë kërkime në ujërat e kanalit në Amsterdam

spot_img

Ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja misteriaze e shqiptarit Festim Lato në Amsterdam të Holandës dhe prej atëherë ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Ditët e fundit, autoritetet kanë zhvilluar kërkime pranë lumit ku u gjetën pjesë të trupit të tij.

Lato i vetëshpallur si “President i Çamërisë”, jetonte në një shtëpi të largët në Afferden. Ai u pa për herë të fundit në Abcoude para se trupi i tij të gjendej në copa në qese të ndryshme mbeturinash në ujin e kanalit.

Ai kishte një takim biznesi atje. Për shkak se trupi kishte qëndruar në ujë për disa ditë, nuk ishte e qartë për policinë se ku ishin pjesët e tjera.

Mediat vendase shkruajnë se nuk dihet nëse ka pasur ndonjë zhvillim për çështjen që prej asaj kohe, por kërkimet në ujërat e lumit janë zhvilluar nga e hëna deri të mërkurën.

Veturë sportive blu

Në transmetimin e më shumë se një viti më parë u raportua se Lato hipi në makinë me një nga burrat që kishte takuar në Abcoude.

Lato dukej nga kamerat e sigurisë, teksa del nga një restorant ku drekon me një person. Pasi del, ai takon për një moment shoqëruesit e tij. Kthehet sërish, takon personin që ishte në restorant, dhe largohet me makinë. Pas kësaj, asgjë nuk u dëgjua më nga Lato.

Shoferi i makinës sportive MG ka deklaruar se e ka lënë Laton në afërsi të Abcoude. Burri thotë se nuk e mban mend saktësisht se ku e kishte lënë. Policia u kërkoi njerëzve që panë ose folën me Laton të jepnin informacione.

Të njohurit e Latos, thanë se vdekja e tij nuk kishte asnjë lidhje me punët e tij politike. Lato ishte një mashtrues i pamëshirshëm, shkroi Telegraaf  një javë pasi trupi u gjet. Viktima të ndryshme dhe ish-punonjës kishin njoftuar gazetën. Gjithashtu nuk dihet nëse vdekja e tij ka lidhje me këtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular