SHBA nuk ka ende një fitues të zgjedhjeve presidenciale. Ai që po i shkon më shumë afër fitores është pikërisht Joe Biden, i cili mjafton të mbajë avantazhin në Arizona dhe Nevada për të shpallur fitoren.
Beteja tashmë është përqendruar në 5 shtete kyçe, ku Biden kryeson në 2 prej tyre, kurse Trump në 3 të tjerat.
Një zyrtar i lartë afër Biden në një deklaratë mbrëmjen e së enjtes është shprehur akoma më optimist pasi ka theksuar se: ”Ne jemi të sigurt se do të kalojmë 270″.
Nga ana tjetër Trump ka vijuar me akuzat se votat po vidhen, teksa ka kërkuar vazhdimisht të ndalet procesi i numërimit.
Georgia, Pensilvania, Arizona, Nevada dhe Karolina e Veriut do të vulosin përfundimisht se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA këtë vit.