Për shkak të pandemisë COVID-19, Kina ka pezulluar përkohësisht hyrjen e shtetasve nga Britania, Belgjika dhe Filipinet, edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi, njoftuan ambasadat kineze në vendet përkatëse të enjten.
Shtetasit kinezë të riatdhesuar janë të përjashtuar nga ndalimi i përkohshëm.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha për mediet po të enjten se kjo është një masë e përkohshme për shkak të shtimit të rasteve në këto vende, duke shtuar se vendimi është i arsyeshëm dhe në përputhje me praktikën ndërkombëtare në fazën e ndryshimeve të epidemisë.
Ambasadat dhe konsullatat kineze në këto vende nuk do të lëshojnë më formularë të çertifikuar të deklaratave shëndetësore për qytetarët nga vendet e listuara, thuhet në deklarata.
Në deklaratë shtohet se në këtë masë nuk përfshihen mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe mbajtësit e Vizës C. Po ashtu qytetarët me nevoja emergjente mund të aplikojnë për viza në ambasadat ose konsullatat kineze.
Duke cituar gjendjen e tanishme të COVID-19, sipas ambasadave, pezullimi është një përgjigje e përkohshme dhe do të vlerësohet sipas gjendjes në zhvillim dhe çdo rregullim do të njoftohet në përputhje me rrethanat.(Albana)