BallinaKronikeE rëndë në Kurbin/ Gruaja tenton të vrasë burrin me sqepar, e...

E rëndë në Kurbin/ Gruaja tenton të vrasë burrin me sqepar, e qëllon në kokë dhe…e bën për spital

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotëm në Kurbin, ku një grua ka tentuar të vrasë burrin duke e goditur me sqepar në kokë.

Mësohet se gruaja, 60 vjeçe është konfliktuar me bashkëshortin dhe me pas e ka qëlluar me sqepar ne kokë.

Burri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Burimet bëjnë të ditur se çifti kanë pasur herë pas here konflikte të vazhdueshme, por sipas informacioneve nuk ka patur denoncime të mëparshme në polici për dhunë ne familje.

Ata kane dhjete fëmije bashke, por njihen si persona që kanë pasur konflikte.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot ,në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja D.D.,58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Ll.D.,61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasja D.D. është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Kurbin ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular