BallinaShow BizzFisnik Syla flet publikisht për lidhjen me Fjolla Morinën

Fisnik Syla flet publikisht për lidhjen me Fjolla Morinën

Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti.Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.Ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. “Panorama” ka zbuluar detaje nga planet e dasmës së çiftit, e cila pritet të përfshijë 300 të ftuar. Mes tyre do të jenë edhe personazhe të shumtë VIP, politikanë, biznesmenë e këngëtarë.Bëhet e ditur se ceremonia e dasmës së çiftit do të mbahet në Prishtinë, mirëpo ende nuk ka një datë dhe vend të saktë.Çifti po shijon në maksimum dashurinë dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar dedikimet e shumta për njëri-tjetrin.Duket se Fisniku është një djalë shumë romantik i cili jo vetëm që e mbulon këngëtaren me dhurata, por i dedikon edhe fjalë super të ëmbla.Në pozat e fundit në Instagram, ai shkruan:

“Ndonjëherë dikush vjen në jetën, të ndryshon jetën tënde krejt papritur të rrëmben zemrën dhe të ndryshon përgjithmonë.”

“Pas një mashkulli të suksesshëm është gjithmonë një grua e kuptueshme dhe shpirt binjak. Krenar që të kam në krah!”- shkruan Fisniku në një tjetër foto.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular