Në mesin e shumë problemeve ekonomike me të cilat po ballafaqohet vendi, gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, tha në studion e lajmeve në TvT, se shëndetësia falas e cila ishte premtuar që në mandatin e parë nga kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk është realizuar as në mandatin e dytë, porse tashmë shqiptarët shpënzojnë 2.5 herë më shumë se sa ndihma që do duhej të jepej nga kjo shëndetësi për ta.
“Shëndetsia falas u premtua në mandatin e parë, nuk u realizua, u spostua në mandatin e dytë dhe nuk u realizua, dhe nuk besoj se do të jetë shëndetësi falas as në mandatin e tretë.
Shëndetësia falas nuk është thjesht qështje investimesh, sepse nuk është vetëm blej aparatura, ndërto spitale, kostot më të mëdha janë kostot administrative të përditshme, ofrimi i kurimit falas, pagesat e mjekve, këto përbëjnë kosto me shifër më të lartë.
Sot sipas të dhënave nge FMN, qeveria shqiptare financon rreth 46-50 miliardë lekë për shëndetësinë, por shuma totale që shqiptarët shpenzojnë në shëndëtsi është 2.5 herë më e lartë se aq një miliard e ca euro në vit. Pra kur buxheti do të mbush një hendek prej 600 e ca milion euro, atëherë mund të flasim për shëndetësi falas. Pra nëse totali është 10 lek, qeveria e paguan më pak se gjysmën, kurse qytetarët e paguajnë më shumë se gjysmën vet, kjo ka shkuar duke u shtuar, barrën e shpenzimeve në spitale publike e mbajnë vet pacientët, që do të thotë është shumë larg premtimit se shëndetësia është falas”.
Tomorri, analizoj faktin se rindërtimi nuk mund të jetë një motor që nxit punësimin, sipas asaj që ka paarshikuar qeveria.
“Rindërtimi ka filluar në tre mujroin e tretë dhe të dhënat e fundit të punsimit të INSTAT i përkasin deri në qershor, që del se ka qënë më pak se 10 mijë, pra punësimi ka pësuar rënje sic dihet nga kushtet e pandemisë, etj. Instat do të postoj tre mujorin e tretë, por nuk besoj se plani i rindërtimit është katalizator i punsimit, sepse kur ekonomika bie siç ishte rasti i tremujorit të dytë, nuk mund të pretendosh se ka rritje të punësimit”.
Investimet publike të cilat me buxhetin e 2021 parashikohen në 120.6 miliardë lekë ose 7.2 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto, sipas gazetarit ekonomik, nuk janë asgjë më shumë se deklarata politike të cilat nuk kanë asnjë lidhje më realitetin.
“Viti që vjen pritet të jetë një vit me investime të larta publike, Shqipëria rrallë herë ka kaluar mbi nivelin 5 përqidn të GJDP në një vit, dhe tani kemi një rikthim tjetër të investimeve me ritëm të lartë, pjesa dërmuese shkon për infrastrukturën, do të jenë disa vepra të lajëmruara nga Ramasi tuneli i Llogarasë, vepra të financuara nga buxheti, por një pjesë është nga programi i rindërtimit, qeveria e klasifikon rindërtimin brenda fondit të invetsimeve”