BallinaAktualitetSpitali Infektiv mbyll dyert, të sëmurët në autoambulanca. Çfarë po ndodh...

Spitali Infektiv mbyll dyert, të sëmurët në autoambulanca. Çfarë po ndodh…

spot_img
spot_img

Nga Maksi Rama

Situatë kaotike në spitalin Infektiv për shkak të ezaurimit të kapaciteteve. Të sëmurët me Covid janë të detyruar të qëndrojnë në autoambulanca në pritje të trajtimit shëndetësor.

7 autoambulanca kanë mbërritur rreth orës 13.00 këtë të premte në spitalin infektiv. Të sëmurët me Covid  kanë qëndruar për shumë minuta në pritje për të marrë trajtim mjekësor.

Disa prej tyre janë dërguar në dy spitalet e tjera Covid për shkak të mungesës së shtretërve në infektiv.

Babi është në ambulancë dhe akoma nuk i  ka ardhur radha për tu futur brenda. Isha te Covid 3, por nuk më pranuan pasi me thanë se i transferojnë vetë”, është shprehur një qytetare.

Zonja tregon se babai i saj i moshuar është detyruar të kthehet sërish në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

“E kaloi ishte shumë mirë, është 81 vjeç është me aparat në zemër, me tension, dhe dje në darkë pati probleme me frymëmarrjen dhe e kam sjell sërish sot”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Situata kaotike në infektiv ka shtuar ankthin te familjarët e të sëmurëve. Sytë i kanë nga hyrja e infektivit me shpresën se mjekët do t’i ofrojnë trajtimin e duhur në spital.

Reagimi i tyre është më se i kuptueshëm. Familjarët e shumtë qëndrojnë në oborrin e infektivit. Shumë prej tyre kanë sjellë veshmbathjet e nevojshme apo dhe ushqime.

Shpesh infermieret janë të detyruar të shkëputen nga puna për t’iu informacione mbi gjendjen e të sëmurëve./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular