BallinaAktualitetAspirina do testohet për Covid-19. Studimi britanik do vlerësojë ilaçin si hollues...

Aspirina do testohet për Covid-19. Studimi britanik do vlerësojë ilaçin si hollues gjaku tek pacientët

Aspirina do të vlerësohet si një trajtim i mundshëm për Covid-19 në një nga provat më të mëdha në Britani, që do studiojë nëse redukton rrezikun e mpiksjes së gjakut tek njerëzit me sëmundjen.  Shkencëtarët e kësaj prove, që po kërkojnë një serë trajtimesh të mundshme për Covid-19,  bënë të ditur se do të përfshihet edhe aspirina, që përdoret si hollues gjaku. “Është e arsyeshme të mendosh që aspirina të jetë përfituese, e sigurtë, jo e shtrenjtë dhe gjerësisht e disponueshme”, – tha Peter Horby, drejtues i provës. Pacientët e infektuar me koronavirus, ndodhen në rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut, për shkak të hiper-reagimit të trombociteve, fragmentet qelizore që ndihmojnë në ndalimin e hemorragjisë. Aspirina është një agjent antitrombocit dhe mund të reduktojë rrezikun e mpiksjes së gjakut, sipas provës.

Të paktën 2,000 pacientë pritet të marrin 150 mg aspirin çdo ditë, së bashku me regjimin e zakonshëm. Të dhënat nga këto pacientë do të krahasohen me të paktën 2,000 pacientë të tjerë, që marrin trajtimin standard të Covid-19. Doza të vogla ditore të aspirinës,  janë zbuluar se reduktojnë rrezikun e disa lloje të kancerit. Si hollues i gjakut, aspirina rrit rrezikun e hemorragjisë së brendshme dhe marrja për një periudhë të gjatë, është lidhur me dëme të veshkave. Trajtime të tjera që po testohen përfshijnë antibiotikun e zakonshëm azitrhomycinë dhe koktejlin e antitrupave Regeneron, që u përdor për të trajtuar presidentin Donald Trump. Ekipi i kësaj prove në Britani, ishte i pari që tregoi se deksametazoni, një steroid që është gjithashtu i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm, mund të shpëtojë jetët e njerëzve të sëmurur rëndë me Covid-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular