Pas shpalljes së fitores nga Joe Biden, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Në një postim në facebook, Salianji shkruan se ky është një lajm i madh edhe për shqiptarët, pasi nënkupton rënien e polit Rama-Vuçiç.
“Bluja e demokratëve ka ngjyrosur hartën e Amerikës, nga shqetësimi i shprehur i Vuçiç pêr zgjedhjen e Biden përforcohet bindja që vëmendja ndaj Shqipërisë e Kosovës do vijojë me prioritet!” përfundon Salianji.
Postimi i plotë:
SHBA mbetet SHBA, madhështia e lirisë; spektakli i demokracisë; energjia që thyen çdo traditë kur ndryshimi duhet!
Nuk ka inerci e ngadalësi në botën amerikane, kjo është madhështia e tyre.
Projeksiojet e medias së djathtë, Fox News shpallin President Joe Biden!
Për shqiptarët ky është gjithësesi një lajm i madh dhe me rëndësi, është po aq rënia e polit Rama/Vuçiç.
Bluja e demokratëve ka ngjyrosur hartën e Amerikës, nga shqetësimi i shprehur i Vuçiç pêr zgjedhjen e Biden përforcohet bindja që vëmendja ndaj Shqipërisë e Kosovës 🇦🇱 do vijojë me prioritet