BallinaKronike“Specialja do kryejë arrestime edhe në Shqipëri ”Zeka bën paralajmërimin e fortë:...

“Specialja do kryejë arrestime edhe në Shqipëri ”Zeka bën paralajmërimin e fortë: Kush i vrau Ahmet Krasniqin dhe Ilir Koshunevcin?

Arrestimi dhe dërgimi në Hagë i Hashim Thaçit, Kadri Veselit,  Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të pasohet dhe nga arrestime të tjera jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri paralajmëron analisti, gazetari dhe ish deputeti i Kosovës Milaim Zeka.

Në një intervistë dhënë mbrëmjen e sotme me Skype për gazetaren e Ora News, Matilda Mcini, Zeka thotë se ka për të pasur zhvillime dramatike këto ditë.

Pjesë nga intervista

Ora News: Kush do të jetë roli që duhet të ketë Shqipëria në këtë moment?

Milaim Zeka: “Shqipëria duhet të përgatitet për veten e vet. Do të ketë arrestime në territorin e Shqipërisë. Mund të ketë dhe goditje politike, sepse qeveria shqiptare qoftë kjo aktuale, qoftë socialistët, qoftë demokratët nuk kanë dhënë përgjigje  se kush e vrau Ministrin e Mbrojtjes në mes të Tiranës, zotin Ahmet Krasniqi. Kufoma e tij ka qëndruar me orë të tëra e shtrirë në rrugë. Nuk ka dhënë përgjigje se kush e vrau Ilir Konushevcin. Janë bërë shumë vrasje në territorin e Shqipërisë.

Cak i hetimeve është edhe Shqipëria nga Gjykata Speciale por që do të jetë edhe cak i arrestimeve”

Fakte

9 maj 1998 Ilir Koshunevci i cili njihej me emrin komandant Mërgimi dhe ishte furnizuesi kryesorë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK) u vra në një pritë dhe personat që kryen atentatin akoma nuk janë arrestuar nga drejtësia shqiptare

21 shtator 1998 Në rrethana misterioze vritet para shtëpisë ku banonte prej disa kohësh, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi. Atentatorët me maska kanë bërë ekzekutimin e tij rreth orës 23:15 minuta në zonën e Medresesë në Tiranë duke u larguar më pas në errësirë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular