Një nxënës ka filmuar një sherr të madh që ka ndodhur mes vajzave në një shkollë 9-vjeçare në Durrës.
Mësohet se dy vajza janë përfshirë në një konflikt me njëra-tjetrën dhe kjo për motive të dobëta.
Sipas dëshmitarëve okularë, vajzat janë nxënëse të shkollës “Qemal Mici” të qytetit bregdetar, por pas prishjes së shkollës në fjalë, vajzat kanë nisur të studiojnë në shkollën 9-vjecare “Marie Kaçulini” në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Ajo që dihet është se ‘lufta’ ka nisur për një djalë.