Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti në një status në Facebook, i cili thotë se ka simptoma të lehta
Gjiknuri thotë se ndodhet në karantinë dhe ka filluar trajtimin mjekësor.
“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve”, shkruan Gjiknuri.