Një ditë pasi u shpall fitues i zgjedhjeve Presidenciale në SHBA, Joe Biden e ka nisur ditën e sotme duke shkuar në kishë.
Djali i tij, Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri i trurit në 2015, është varrosur në varrezat atje, raporton BBC.
Ndërsa një agjent i Shërbimit Sekret qëndroi jashtë kishës, ndërkohë që i zgjedhuri si president e vizitoi atë.
Demokrati 77-vjeçar shpesh ka thirrur besimin e tij katolik dhe thuhet se është një pjesëmarrës i rregullt në Mesha.
Të hënën, Biden do të emërojë anëtarët e një task force që ai po krijon për të trajtuar pandeminë e koronavirusit – një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet.