BallinaEkonomiKonfirmimi i gazetarit: Çdo qytetar ka 350 euro borxh, taksat tona shkojnë...

Konfirmimi i gazetarit: Çdo qytetar ka 350 euro borxh, taksat tona shkojnë për të paguar atë

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në një intervistë për Ora News ka folur për Borxhin Publik të Shqipërisë.

Çoçoli ka thënë se mendohet se kemi një borxh rreth 81% të prodhimit kombëtar, që përkthehet në shifrën e 350 euro për qytetar.

Kemi dhe një borxh të fshehur që është ai i detyrimeve të pashlyera dhe së bashku me të që nuk deklarohet nga qeveria. Mendohet se tashmë jemi në nivelin 81% të prodhimit kombëtar. Në qoftë se prodhimin kombëtar e llogarisim të ulur në nivel të 12.8-13 miliardë euro, ti ke Borxhin Publik në nivel 80% që mendohet të rritet në 87%. Kjo do të thotë që do të kemi 10 miliardë euro, tani kemi diku të 7.9 miliardë euro, Borxh Publik. Pra për çdo qytetar shqiptar ka 350 euro borxh, që do të paguhen në vijim.

Që tani tarifat e këtij borxhi i kemi të forta, pra një pjesë e taksave tona shkon për këtë borxh. Llogariteni që më vonë do të jetë qeveria të paguajë pagat e luftës së mbylljes së pjesshme edhe të shtojë para të kërtyre borxheve. Një ditë do të duhet ta paguajmë dhe kam frikë se do të kemi një barrë të rëndë”, shpjegon eksperti i ekonomisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular