Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino gjatë daljes për mediat ku u njoftuan masat e reja anticovid, bëri me dije se personat që dalin njëherë pozitvë me Covid 19 nuk ritestohen më pas 14 ditësh.
Ajo tha se studimet e fundit kanë treguar se këta persona nuk infektojnë më.
“Kemi hequr ritestimet, pas ditës së 14 nuk ka më aftësi transmetueshmërie viruesi”,- sqaroi Bino.
“Duam të fusim testin e shpejtë që kap antigjenin, pra, identifikon virusin. Kjo do sjellë ulje të kohës, maksimumi i daljes së këtij testi është 40 minuta. Kryhet edhe pranë mjekut të familjes, rriten kapacitetet e testimit”,- shtoi ajo.