BallinaKronike“I vuri pistoletën në kokë vajzës 1 vjeçe”/ Rrëfimi i gruas për...

“I vuri pistoletën në kokë vajzës 1 vjeçe”/ Rrëfimi i gruas për tmerrin në banesë, si u përball me dy hajdutët kur u kthye nga bahçja…

spot_img
spot_img

“Dy persona gjendeshin në korridorin e shtëpisë me kapele në kokë. Sapo mbërrita dhe i pyeta çfarë donin në shtëpinë tonë. Ai rrëmbeu vajzën vetëm një vjeçe, i vendosi pistoletën në kokë dhe më urdhëroi, ‘trego ku gjenden paratë se do ta vras fëmijën”.

Nën këtë presion dhe kërcënim që e ka traumatizuar, një grua në periferi të kryeqytetit ka nisur të heqë nga trupi çdo bizhuteri të shtrenjtë dhe t’ua lërë në dorë grabitësve që ndërkohë me pistoletën në kokën e fëmijës dhe thikën në fytin e saj kanë kërkuar që ajo të tregojë nëse kishte apo jo para në shtëpi. Grabitësit i kanë kryer veprimet brenda pesë minutash, ndërsa gruaja ju lutej “ma jepni fëmijën, mos e prekni, do bëj gjithçka doni ju”.

Ky është rrëfimi i  A. K, nënë e dy fëmijëve, njërin prej të cilëve po e çonte i shoqi në kopsht, ndërsa foshnja një vjeçe gjendej me të ëmën në shtëpi. Grabitja sipas burimeve të gazetës Si pranë Komisariatit të Vorës ndodhi në fshatin Marikaj në datën 30 tetor, në banesën e çiftit që gjendet në rrugën e Luleve.

Sipas burimeve të besueshme policore  ngjarja ndodhi herët në mëngjes, ndërsa grabitësit e maskuar me kapele dhe me shall në fytyrë i hoqën asaj edhe varëset e floririt dhe unazën. Gruaja tregon në policinë e Vorës se pasi u kthye nga bahçja ku kishte shkuar për të vjelë disa shegë, gjeti në brendësi të banesës dy persona. Ajo jep identikitin e tyre, njëri me pistoletë në dorë dhe tjetri me thikë, të dy me kapele të zeza, njëri ishte i gjatë sipas gruas dhe tjetri i shkurtër dhe me shall jeshil në fytyrë. Ata po kontrollonin dhe kur e zonja e shtëpisë ka thërritur, njëri prej tyre ka rrëmbyer vajzën njëvjeçare në krahë dhe i ka vendosur pistoletën në kokë.

Do ta vras vajzën nëse bën ndonjë veprim të pamenduar dhe nëse nuk na tregon paratë. Personi tjetër me thikë në dorë e ka kërcënuar se do ta vriste”.

Gruaja është lutur se do bënte çfarë të donin ata vetëm t’i lëshonin vajzën, madje ajo ka nisur duke hequr varësen e floririt nga qafa dhe unazat që kishte në duar. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Grabitësit janë drejtuar për tek komotë  ku dhe kanë rrëmbyer bizhuteri të ndryshme dhe një sasi prej 700 mijë lekë të reja. Pasi kanë marrë gjithçka me vlerë në banesën e çiftit dhe në dalje i kanë rrëmbyer edhe telefonin A. K, grabitësit mësohet të jenë larguar në këmbë.

Policia deklaron për gazetën Si se duke qenë se autorët kanë flakur në brendësi të banesës dy bishta cigaresh që po i pinin, ato janë vlerësuar si prova materiale, nga të cilat shpresohet të kryhet vlerësimi biologjik për të ndërtuar profilin e ADN së grabitësve.

“I pashë grabitësit që flakën cigaret në dhomë, njëra ishte me filtër cigareje dhe tjetra pa filtër. Kur ata ikën e mora foshnjën në krahë dhe për ta qetësuar se po qante, por edhe për të qetësuar veten, shkova tek kunati që e ka banesën 100 metra më larg”.

Sipas policisë ka qenë kunati që ka njoftuar kryefamiljarin, i cili nga ana e tij sapo ka mbërritur në shtëpi dhe ka mësuar se çfarë ka ndodhur ka njoftuar menjëherë Policinë e Vorës. Policia ka shpresë se do zbulojë përmes kamerave në zonë se cilët ishin grabitësit e dhunshëm që kërcënuan edhe një foshnjë vetëm 1 vjeçe, megjithëse deri në këto momente pavarësisht dyshimeve nuk ka asnjë emër konkret. Përveç familjarëve, mësohet se agjentët e krimeve kanë marrë në pyetje edhe banorë të tjerë, por që të gjitha dëshmitë janë pa asnjë interes për hetimin, pasi të dy grabitësit që dyshohet se janë në moshë mjaft të re, kanë zgjedhur një zonjë ullishte për të mos rënë në sy.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular