Presidenti Ilir Meta duke postuar pamjet e shembjes së Murit të Berlinit, 31 vite më parë, shkruan ndër të tjera se është koha të shembim njëherë e nirë çdo mur që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar. Ky postim është një mesazh i qartë i Metës ndaj kryeministrit Rama, me të cilin Shqipëria ka bërë hapa pas në integrimin evropian.
Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Europës, është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar!