BallinaAktualitetNë intubim prej dy javësh, koronavirusi i merr jetën kryetarit të Dhomës...

Në intubim prej dy javësh, koronavirusi i merr jetën kryetarit të Dhomës së Avokatëve, Agron Mahmutaj

spot_img
spot_img

Koronavirusi i ka marrë jetën kryetarit të Dhomës së Avokatëve të Beratit, avokati Agron Mahmutaj.

Lajmin e kanë konfirmuar miqtë dhe të afërmit e tij që kanë postuar dedikime prekëse në rrjetet sociale.

Mësohet se 51-vjeçari Mahmutaj u prek nga COVID-19 disa javë më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua. Pavarësisht se ai ishte shtruar në spital, nuk mundi sot ta fitonte betejën me Covid-19.

Prej dy javësh, kreu i Dhomës së Avokatëve ishte në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese, ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë.

Avokati Agron Mahmutaj ka qenë një nga eksponentët e parë dhe pjesë e strukturave drejtuese të PD-së Berat pas viteve ’90, për vite me radhë deri në vitin 2014 ai ka qenë Drejtor i Burgut të Beratit dhe pas largimit nga kjo detyrë ju përkushtua profesionit të avokatit duke u zgjedhur në vitin 2017 Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Beratit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular