Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije sot se ka propozuar që nga dita e mërkurë e 11 nëntorit, do hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese në vend.
‘Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 6 të mengjesit, në gjithë vendin me përjashtim per punë emergjenca shëndetësore.
Të ndalohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në orën 6 përvec delivery.
Rekomandohet smart working për administratën publike.
Këto masa do hyjnë në fuqi në 11 nëntor, për tre javë, e do rishikohen cdo javë në varësi të situatës”, tha zv ministrja e Shendetesise Mira Rakacolli.