BallinaAktualitetVala e dytë, Brataj: Infeksioni nuk po kontrollohet, presim 36 ambulanca me...

Vala e dytë, Brataj: Infeksioni nuk po kontrollohet, presim 36 ambulanca me ekipe lëvizëse

spot_img
spot_img

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu se Shqipëria ndodhet në valën e dytë të infektimeve nga koronavirusi dhe se institucionet kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen. Situata ku ndodhet vendi reflektohet edhe te numri i thirrjeve te urgjenca, që sipas tij është rritur.

Situata është sikur pritej, rritje sikur pritej e numrit të infektuarve dhe humbjeve të jetëve. Nga fundi i verës në planin strategjik është thënë disa herë se plani i masave për vjeshtë dimrin do të ndryshojë dhe do të ketë rishikim të masave. Deri tani kishim masat e lehta dhe nuk po kontrollohet infeksioni, për këtë arsye kalohet në masat e mesme, që u morën sot.

Kjo është masë e mesme si për llojin e shërbimeve edhe oraret, por edhe masat e tjera shoqëruese të lehta që janë në fuqi. Për të kaluar të masat e rrepta nëse do të jetë e nevojshme, ndarja në zona të kuqe, portokalli apo gjelbra, apo mos lëvizja nga një rajon në tjetrin” tha ai.

Vlerësimi i situatës bëhet cdo 2-3 javë, “por kuptohet se nuk janë gjëra të prera me thikë. Këto janë rezultate të muajit të kaluar. Ne sot kemi 1.3 transmetimin e infeksionit, që është shumë e lartë dhe  marrja e masave do të tregojë se nëse janë ulur, kanë funksionuar këto masa” tha ai.  Por a përjashtohet ideja për mbylljen totale? “Nuk e mbyllim gjithë ditën sepse pandemia do të ketë disa muaj dhe sado që ta mbyllësh nuk e zhduk dot infeksionin”.

I pyetur nëse brenda komitetit të ekspertëve ka pasur debate mbi masat, Brataj tha “Sigurisht ka mendime dhe interpretime duke studiuar të gjithë këto faktorë. Zonë të gjelbër nuk kemi më, kjo të çon në rriskun më të lartë. Ndeshja, ose konfrontimi pro dhe kundër por mbi të gjitha i shëndetit dhe ekonomisë, janë shumë faktorë që analizohen përpara se të vendosen”.  Ai tha se vendosja e maskës ka dhënë efekt. “Cdo masë jep efektin e vet. Sigurisht që ka dhënë efekt vendosja e maskës, sepse boll të shohim SHBA-në, mos mbajtja e maskës coi në këto numra të tmerrshëm”.

Do të kishte numra më të lartë? “Sigurisht. Por nuk mund të ndjekim cdo qytetar nga mbrapa, duhet të ketë ndërgjegjësim qytetarë. Unë nuk mund të hyj në një lokal vetëm për të mos vendosur maskën”.

Një tjetër problem në vete është edhe situata në spitalet Covid, teksa “ABC” publikoi pak ditë më parë pamjet e mbingarkesave te ambulancat, ku të sëmurët prisnin të transportoheshin brenda ambienteve.

Problemi është se nuk duhet të shikojmë, çalim, gabime dhe faje. Fakti i ardhjes së ambulancave. Gjithë procedura që duhet për të pranuar të shtruarin, se nuk do të futet në magazinë, por do të skedohet, është e tillë situata, që fluksi, kur vijën dyfishi i ambulancave dhe pika e hyrjes edhe për covid 3 është e njëjta. Qytetari mund të presë por jo të braktiset. Asistenca vazhdon në ambulancë sikur të ishte brenda. Ato mjete janë mini-spitale” tha ai.

Në vijim, ai tha se në dhjetor do të vijë një flotë me 36 ambulanca me ekipe lëvizëse. “Përforcimi është bërë me ekipet shtesë lëvizëse. Format e mesme trajtohen në banesë me ekipe lëvizëse dhe brenda dhjetorit do të vijnë 36 ambulanca me ekipe lëvizëse. Mes masave të marra, plus masat shtrënguese duhet të çojnë në kontrollin e infeksionit” tha ai.

Por cfarë ndodh me pacientët që trajtohen në shtëpi? “75-80% e te infektuarve janë aspimtomatikë apo në forma të lehta. Monitorohen në distancë. Pacientët që janë përkeqësuar në ato orare, që mjeku i familjes nuk do të rrijë 24h shkon urgjenca, që të bëjë trajtimin në banesë dhe kur vlerësimi bëhet se nuk  mund të rrijë më shkon në spital” përfundoi ai./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular