Akademiku Artan Fuga është infektuar prej ditësh me koronavirus dhe duket se e ka marrë veten, duke i rikthyer jetës normale.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se prej 17 ditësh ka luftuar, duke falenderuar mjekët për ndihmën e dhënë.
Reagimi i plotë:
Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem!
Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.
Përulem!