Mesa duket, Greqia ka vendosur të ‘blindojë’ pikat strategjike kufitare me prezencë ushtarake.
Për herë të parë Forcat e Armatosura të Greqisë do të jenë prezente edhe në Othonoi, ishulli grek në kufi me Shqipërinë, raportojnë mediat greke.
Ky ishull është i lakuar tashmë prej vitesh në politikën shqiptare për shkak të marrëveshjes së detit teksa konsiderohet si një pikë problematike.
Me një sipërfaqe totale prej 10.8 kilometrash katrorë, Othonoi dhe me popullsi prej 392 banorësh në total (sipas censusit të 2011) ndodhet në vijë bregedare të drejtë më Sarandën, por në veriperëndim të Korfuzit.
Pikërisht Othonoi dhe Erikuza janë dy ishujt kufitarë me Shqipërinë teksa duket se në një prejt tyre Greqia do të marrë masat për të mbrojtur vendin.