Një tjetër humbje e rëndë në radhët e të rinjve është shënuar nga Covid, ditën e sotme.
Një 33 vjeçare nga Lushnja, mësohet se ka ndërruar jetë nga pandemia.
E reja mësohet se nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 pacientë dhe janë infektuar 563 të tjerë.
Viktimat janë: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.