Kina ka përsëritur qëndrimin e saj për zhvillimin e marrëdhënieve me ShBA-në nëpërmjet forcimit të komunikimit dhe dialogut.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin theksoi gjithashtu se Kina do ta shprehë qëndrimin e vet ndaj rezultatit të zgjedhjeve në ShBA në përputhje me praktikën ndërkombëtare.
“Ne kemi vërejtur se z. Biden ka deklaruar fitoren në zgjedhje. E kuptojmë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale do të përcaktohet sipas ligjeve dhe procedurave të ShBA-së,” u shpreh ai.
Zëdhënësi gjithashtu u bëri thirrje të dy vendeve të menaxhojnë mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, të zgjerojnë bashkëpunimin dhe të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.(Zhan Dian/Artan Goga)