Naftëtarët deklarojnë se kanë pranuar propozimin e qeverisë pas takimit të djeshëm me kryeministrin Rama për të marrë një pagë të ndërmjetme.
Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se oferta u pranua duke parë gjendjen e vështirë të naftëtarëve.
Naftërarët janë ende të paqartë por thonë se kryeministri i ka ofruar një paketë financiare afërsisht 35- 37 mijë lekë në muaj, por janë ende të paqartë për kohën sa do paguhet dhe kur nis kjo pagesë. Këto detaje pritet të jenë pjesë e bisedimeve të mëtejme.
“Kur s’ke pulën do hash sorrën” u shpreh një naftëtare greviste.
Ndërkohë ata thonë se për problemin e pagave të prapambetura do të vazhdojë rruga gjyqësore deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegeve naftëtarë, duke parë gjendjen e vështirë që ndodhen kanë pranuar që të kthehet një përgjigje pozitive për pagën. Mbi problemet që kemi pasur për pagat e prapambetura që ishin të panegociueshme do vazhdojë rruga gjyqësore duke mos arritur një zgjidhje ditën e djeshme nga pala qeveritare e cila nuk i mori përsipër por ia delegon kompanisë private.
Do të vazhdojmë deri në Strasburg. Kryeministri premtoi një pagë të ndërmjetme. Nga punëtorët u gjykua e arsyeshme duke pasur parasysh gjendjen e rënduar ekonomike prej 11 muajsh pa asnjë ndihmë. E pranojmë të detyruar për të paguar detyrimet tona që qeveria nuk ti fal. Për operatorët e rinj jemi mosbesues, kemi kërkuar të mos zhgënjehemi, ndryshe pas 6 muajsh gjendemi sërish në grevë.”
Nuk jemi të kënaqur plotësisht me zgjedhjen e kryeministrit por në bazë të kushteve që jemi pa ujë pa bukë pa drita, do e pranojmë. “Kur nuk ke pulën do hash sorrën”– thotë një nga naftëtaret greviste.
Reagon Rama: Takimi tjeter brenda 48 oresh
Menjëherë ka reaguar kryeministri Edi Rama duke shprehur I kënaqur për pranimin e propozimit.
“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!
Për mbi 26 dite nje grup grashë naftëtare qëndruan në grevë urie për pagat e prapambetura dhe fillimin e punës në Uzinën e Ballshit. Kjo grevë pasoi atë të burrave. Gjithsej naftëtarët qëndruan 43 ditë.