BallinaAktualitet‘Punën keni bërë, s’keni pse shpërbleheni’, Fino, kryetares së KPA-së: Paga jote...

‘Punën keni bërë, s’keni pse shpërbleheni’, Fino, kryetares së KPA-së: Paga jote më e lartë se e presidentit

spot_img

Deputeti socialist Bashkim Fino është treguar kritik ndaj kryetares së Kolegjit të Posatçëm të Apelimit (KPA) Albana Shtylla, teksa diskutohej lidhur me projektbuxhetin e vitit 2021 në Komisionin e Ligjeve.

Shkak për debatet është bërë kërkesa e KPA për të kërkuar shtim te strukturës në këshilltar dhe burime njerëzore, që sipas Finos është e papranueshme, sa kohë që këtij institucioni të drejtësisë i është dhënë një mbështetje e jashtëzakonshme financiare nga ana e qeverisë.

Fino iu drejtuar Shtyllës duke i përmendur pagën e saj prej 463 mijë lekësh të reja, që është shumë më e lartë se ajo e kryeministrit dhe presidentit, dhe sipas tij nuk mund të ketë shpërblime mbi këtë pagë.

Një tjetër pikë e cila u kritikua nga Fino, ishte kërkesa e KPA-së ndaj Ministrisë së Financave, që kryetaret që largohen nga drejtimi i këtij institucioni, dhe që vazhdojnë punën si anëtare, të marrin diferencën e pagës për dy vite, duke e zgjatur praktikisht në 5 vite pagën e tyre si kryetare.

“Mendoj dhe jam shumë i bindur që nëse do të vendosesha në krye të strukturës edhe unë do të kërkoja ndryshime, por kjo nuk mund të pranohet. Vlerësimet për punën tuaj janë të jashtëzakonshme, aq sa nuk merr as presidenti dhe as kryeministri, ju thoni që ne nuk pyesim për qeveri, nuk pyesim për njeri, se i vendosni vetë gjyqtarët, dhe sa do të jenë shtesat e vështirësisë.

Ju e dini që ligji i Buxhetit kalon në Kuvend, nuk është si ligjet e tjera, sepse doni nuk doni ju e njihni qeverinë. Ligji për Buxhetin është më i rëndësishëm se çdo ligj tjetër, që mund të çojë dhe në rrëzimin e një qeverie. Edhe diçka tjetër shumë interesante, nuk dua të merrem me pagat tuaja, merrni 463 mijë lekë të tjera ju si kryetare e KPA.

Ju paskeni kërkuar te Ministria e Financave, që kur ikën një kryetare, ajo është anëtare, ndërsa ju thoni që ajo kryetarja që ikën të marrë dy paga shpërblim, dhe për 2 vite të tjera ajo të marrë diferencën e pagës nga kryetare në anëtare. Kjo është absurde zoti kryetar, nuk mund të ketë shpërblime mbi pagat, punën e saj ka bërë, çfarë do të thotë kjo, do të thotë që ne paguajmë dy herë një kryetar të KPA.

Mua këto me duken shpenzime shumë të tepërta, kjo nuk duhet ta kalojë masën në asnjë mënyrë. Në çdo buxhet ju kërkoni më shumë paga, dhe sa herë që bëhen raportet për punën, ju na thoni që na duhen më shumë para, dhe më shumë punonjës.

Duhet të kontrollohen nga KLSH, në rast se merren më shumë para. Qeveria po zgjidh dhe çështjen e pensionit tuaj të posaçëm, që do e merrni duke u bazuar në pagën e presidentit të Republikës. Të gjitha fondet që u janë dhënë ju si KPA janë mëse të mjaftueshme për kryerjen e punës, unë nuk jam fare dakord për shtimin e numrit të këshilltarëve dhe punonjësve të tjerë të administratës, 43 persona janë mëse të mjaftueshëm”, u shpreh Fino në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular