Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës sot duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë. Sipas Policisë, shtetasja me inicialet H. Xh. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 12.11.2020, rreth orës 15:00, në spitalin rajonal Vlorë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja H. Xh., 49 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Shtetasja H. Xh. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.