Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin sërish i shfazuar. Në një mesazh me germa kapitale, ai shkruan se opozita nuk i duhet as dreqit.
Me një stil koreano-verior, ai tha se opozita duhet bashkuar me shumicën.
“NJË OPOZITË QË AS NË NJË SËMUNDJE QË BIE NJË HERË NË SHEKULL NUK GJEN DOT FORCË TË BËHET BASHKË ME SHUMICËN NUK I DUHET AS DREQIT E JO MË POPULLIT SHQIPTAR!” shkruan Rama.
Bie në sy reagimi i gazetarit shqiptar në Bruksel, Ernest Bunguri. Sipas tij, opozitën nuk e zgjedh qeveria.
“Opozitat të bien, nuk i zgjedh dot shumica! Me ato, ashtu siç janë, duhet punuar e gjetur rruga për të tjera gjëra, në mos për sëmundje a gjëma. I duhen s’i duhen, është ai popull që vendos kë voton,” shkruan ai.