Kryeministri Edi Rama dhe miku i tij serb, Aleksandër Vuçic e kanë përkrahur njëri-tjetrin në situata të vështira. Kështu po ndodh edhe tani që Shqipëria ka hyrë në vit zgjedhor. Sipas ish-ministrit Ylli Manjani, Vuçiç po e mbështet Ramën me akuzat ndaj UÇK-së dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
STATUSI I MANJANIT
Kështu pra i doli koka muhabetit. Vëllai i madh Alexandar po i jep një dorë elektorale shokut Rama.
Me rastin e akt-akuzave ndaj UÇK, ngrihet dhe “akt-akuza” politike ndaj Lulzim Bashës. Ky i fundit tashmë do shpallet “kriminel lufte”, “trafikant organesh”, pronar i “shtëpisë së verdhë” deri sa të mbarojnë zgjedhjet.
Mekanizmi i njohur tashmë:
Taulanti bën një komision hetimor parlamentar, mediat përreth botojnë dëshmi të sajuara (sajojnë shërbimet e fshehta sa të duash nga këto), bëhet zhurmë e madhe dhe fap… vijnë zgjedhjet.
Kështu ne merremi me “krimet e luftës” të Lulit që i paska bërë si asistent i UNMIK. Harrojmë që është Rama duhet të japë llogari për pisllëk-qeverisjen dhe jo të kërkojë llogari…
Ndërkohë që UÇK gjendet në Hagë, ushtarët e Alexandarit, mikut të shokut Rama, bëhen heronj!!!!
Ja ku u rishkrua dhe historia e Ballkanit. Ky i fundit 2 lidera ka, Alexandarin dhe Ramën. Të tjerët janë automatikisht “kriminelë lufte” ose “të korruptuar”, të cilët i zë Haga ose reformat në drejtësi.
Përveç UNMIK, këtyre edhe NATO do t’u dalë “trafikante organesh”. Nuk e kanë problem fare…
He ta lumsha o shqipe!
Për pushtet shet çdo gjë! Atdheun të parin…