BallinaAktualitetRëndohet situata në Gjirokastër, hapet shërbimi i urgjencës për të infektuarit me...

Rëndohet situata në Gjirokastër, hapet shërbimi i urgjencës për të infektuarit me Covid

spot_img
spot_img

Pasi situata paraqitet e rënduar në qytetin e Gjirokastrës nga Covid, është hapur shërbimi i Urgjencës.

Një ambient i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme për rastet Covid u vjen në shërbim ditor rasteve të rënda të të prekurve, të cilët më pas nisen drejt Tiranës, raporton BalkanWeb.

Parashikimet janë që në rast nevoje ky ambient do të transformohet në repart Covid. Nevoja ka lindur pas shtimit të rasteve me ritme të shpejta në Gjirokastër. Sot një 35-vjeçare nga Lazarati u nis për trajtim të specializuar në Turqi, si pasojë e komplikimeve shëndetësore pas prekjes nga virusi Covid-19.

Mes të prekurve, disa prej të cilëve në kushte të rënduara, ka mjekë, personel shëndetësor, efektivë policie, punonjës administrate, ndërsa dy kopshte, një shkollë dhe 3 fasoneri janë mbyllur vetëm në qytetin e Gjirokastrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular