Vazhdon situata e vështirë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Nga 3096 teste të bëra, 1064 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 24 orët e fundit në RMV.
Ku 25 pacientë kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 507 të shëruar.
Midis personave që kanë humbur jetën sot nga koronavirus në Maqedoninë e Veriut është edhe mjeku specialist, Shukri Fazliu nga Kumanova.