Erjon Jovani, 36 vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit për pastrim parash pas sekuestrimit të rreth 300 mijë eurove në Port, është person me precedent penal.
Ai është vënë në pranga në vitin 2016, ku në kamionin në pronësi të firmës së tij është kapur një sasi prej 189 kg e 40 gr lënde narkotike.
Burime thanë se teksa Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar atë për trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim me shoferin e kamionit që kishte në pronësi, në vitin 2018 Jovani ka arritur të rrëzojë në Apel akuzën e trafikimit të narkotikëve dhe është dënuar vetëm për moskallëzim krimi, pasi gjykata ka vlerësuar se nuk është vërtetuar akuza tjetër.