BallinaKryesore"Jam nip Kosove"/Basha-Ramës: Kur gjyshi im ikte nga masakrat serbe, i tij...

“Jam nip Kosove”/Basha-Ramës: Kur gjyshi im ikte nga masakrat serbe, i tij shkonte në ish-Jugosllavi

spot_img

I pyetur në lidhje me faktin se ai mund të ketë hetuar UÇK-në dhe të ketë drejtuar hetime për Shtëpinë e Verdhë, Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mohuar cdo akuzë, duke i quajtur të fabrikuara nga Rama dhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Basha theksoi se është nip Kosove dhe se kur gjyshërit e tij iknin nga masakrat e serbëve, të afërmit e Edi Ramës shkonin në ish-Jugosllavi.

“Nuk ka pasur asnjë provë për të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë. Nuk e përmend askush në Europë, por e flet Rama dhe Ministria e Jashtme e Rusisë. Këto janë akuza të ricikluara. Sot Kosova ka nevojë për solidaritet e patriotizëm e jo për të ngulur thikën pas shpine. Unë jam nip Kosove, një gjysh i imi është nga Likovci i Drenicës e gjyshja nga Gjilani. Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe. Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi. Edi Rama goditi interesat kombëtare, tradhtoi Kosovën”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular