Një 20-vjeçare nga qyteti i Gjirokastrës ka humbur jetën pasi solli në jetë foshnjen e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur e reja, në gjendje të mirë shëndetësore mbërriti në maternitet për të lindur.
Mbeten të paqarta arsyet përse ka ndërruar jetë pasi lindi foshnjen. Mjekët nuk kanë dhënë ende një sqarim ndërsa familjarët thanë se ajo nuk ka pasur asnjë shqetësim para se të dërgohej në maternitet.
Menjëherë pas lindjes, 20-vjeçarja është dërguar në reanimacion kur pas një ndërhyrjeje në orën 3 të mëngjesit, humbi jetën.