“Për ne do ishte shumë mirë ajo paketa që ju ia propozuar qeverisë!” I thanë anëtarë të shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, kryetarit të PD-së Lulzim Basha që ka zhvilluar një takim me ta.
Basha, gjatë bisedës me përfaqësues të shoqatave të persomave me aftësi të kufizuara, dëgjoi problematikat me të cilat përballen këta persona në kushtet e pandemisë së COVID-19.
“Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare”, – tha kryetari i PD
Përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje. “Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike.
Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar”, – u shpreh Mark Zefi, Shoqata e Invalidëve të Punës.