Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një apel, mesazh dhe thirrje për të gjithë qytetarët që të vendosin maskën për të frenuar sa më shumë përhapjen e koronavirusit.
Thirrja e kreut të shtetit i drejtohet edhe qeverisë shqiptare, ndaj të cilës kërkon të vendosë rritjen e numrit të testimeve, të rritet buxheti për sistemin shëndetësor, të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.
POSTIMI I PLOTE
Të shtohen testimet.
Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.
Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.
Të gjithë të vendosin maskat.
Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!